AKTUALITETE

Ak uzë e rëndë: Sami Lushtaku mori 1 milionë e 400 mijë marka të mërgimtarëve në Drenas në ora 5 të mëngjesit

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, përmes një postimi në Facebok ka shkruar në lidhje me ndihmat që shpërndahu sot Lushtaku.

Sipas Halilaj këto ndihma që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, transmeton “Bota sot”.

Më tej, avokati thotë që duhet të jepet llogari se ku kanë shkuar ato 1 milion e 400 mijë marka gjermane, kur i morët nga shtëpia ime më 1999 në 05:00 të mëngjesit. Gjithashtu përmend që nuk i takon Lushtakun të ak uzoj Jasharin pasi ky i fundit nuk e kundërshtoi bëmirësin, e kundërshtojë shkeljen e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve që ai i qeverisë

Duke e përfunduar më fjalën “Shihemi në Gjykatë”.

Postimi i plotë

SAMI LUSHTAKU ndihmat që i dha, ndoshta i bëri me një pjesë të 1 milion e 400 mijë markave gjermane të mërgimtarëve tanë që i ndanë për UÇK-në, që i mori në Tërdec të Drenasit në ora 05:00 të mëngjesit në Qershor të vitit 1999 me Jeset Lushtakun, e që ato para më nuk është ditur nga kanë shkuar…!?

Është trishtuese kur një politikan shqiptar që ka qenë tërë këto 20-të vite në pushtet e që nuk ka lënë asgjë pa privatizuar e rrjedhimisht përvetësuar gjithçka publike në vendin tonë, të kri tikojë e ak uzojë një anëtar të familjes Jashari se nuk paska punuar për Skënderajn.

Unë isha vet dëshmitar Sami Lushtaku, kur ju i morët ato para, por nuk e di nga shkuan. Edhe një gjë tjetër e di, që UÇK-ja kishte mbetur pa armë jo përse nuk kishte kontribut nga mërgimtarët tanë, por që nuk dihej nga kishin shkuar ato para.

Mos e luani rolin e bëmirësit kur që 20 vite që qeverisët me vendin, i përvetësuat ato të mira publike. Nuk e di si keni fytyrë të dilni të tentoni të bëheni “HalilKastrat”, kur jeni bërë multimilioner me para të taksave të atyre qytetarëve të varfër të këtij vendi.

Duhet të jepni llogari se ku i dëguat 1 milion e 400 mijë marka gjermane, kur i morët nga shtëpia ime më 1999 në 05:00 të mëngjesit..???

Kur Usht ria Çlirimtare e Kosovës kishte mungesë armatimi, paratë dërgoheshin nga mërgimtarët tanë, por ju nuk e di nga i dërguat..?

Se sa i përketë padrejtësive që i shkaktove këtij populli me përvetësimet që ja bëre nëpër tendera, nuk mund t’i numërojmë.

Bekim Jashari nuk e kundërshtoi bëmirësin, e kundërshtojë shkeljen e krenarisë dhe dinjitetit të qytetarëve që ai i qeverisë. Kundërshtoi emrin e partisë në situatat më të vështira që gjenden qytetarët e këtij vendi, që ishin në gjendje të mjerueshme para përhapjes së Koronavirusit nga KoronaLushtakët e instaluar nëpër gjithë institucionet dhe gjithë ndërmarrjet publike në vend, që marrin paga të majme nga ata qytetarë, e që dhënë tëndera për kompanitë e juaja.