AKTUALITETE

Albin Kurti takon ambasadorin Minxhozi: Vizitën e parë si kryeministër, në Shqipëri

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Kreu i ekzekutivit e cilësoi ambasadorin e Shqipërisë si një mik të afërt dhe i premtoi se vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës do ta zhvillojë në Tiranë.

Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi ranë dakord se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike.