AKTUALITETE

Biznesmeni i njohur jep shembullin i pari dhe ben premtimin e madh

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, është i pari sipërmarrës që deklaron se në këtë kohë të vështirë, si pasojë e ko.ronav.irusit, do të paguajë punonjësit e tij si dhe sigurimet shoqërore, brenda datës së caktuar.

“Kam paguar rrogat e 15-ditëshit që iku, do paguaj rrogat e 15-ditëshit të dytë, nuk do qaj dhe do paguaj edhe sigurimet shoqërore në datën 20 mars siç është rregulli”, ka deklaruar Luca për Top Talk.

Kujtojmë që si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria, për të frenuar përhapjen e ko.ronav.irusit në vend, shumë biznese kanë mbyllur dyert për klientët.

Shumë janë ankuar pasi sipas tyre, nuk kanë me çfarë të paguajnë detyrimet mujore