AKTUALITETE

Gjermania ndalon trenat për shkak të stuhisë, Zvicra anulon shumë fluturime

Gjermania ka filluar ta ndjejë tashmë “sul.min” e uraganit “Sabine”. Në pjesën veriperëndimore të vendit, një tren “Intercity” është përp.lasur në një pemë që ishte rrëzuar në binarë, shkruan focus.de. Rreth 300 pasagjerë kanë ngecur për dy orë në tren.

Ndërkaq, “Deutsche Bahn” (DBB) ka njoftuar se gradualisht do të ndërpresë transportin në distanca të gjata në të gjithë vendin, transmeton albinfo.ch. Trenat rajonalë në rajonet e prekur nga stuhia funksionojnë tashmë vetëm me shpejtësi të zvogëluar.

Afrimi i stuhisë “Sabine” ka shkaktuar anulime të shumta të fluturimeve në aeroportet zvicerane.

Siç tregojnë informacionet e nisjes nga aeroportet në Cyrih, Bazel dhe Gjenevë, fluturimet për në Mbretërinë e Bashkuar janë ato që preken veçanërisht. Janë anuluar edhe fluturimet për në Francë, Gjermani dhe Holandë.

Kompania ajrore Eurowings ka anuluar pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet gjermane për kohën sa mendohet se do të zgjasë stuhia.