AKTUALITETE

Ja cfare i ndodhi fshatarit i cili shiste qumësht te përzier me ujë

Nje fshatar qe tregtonte qumesht po udhetonte ne nje anije. Me qumeshtin qe kishte shitur ai kishte fituar 12 derheme (Para vendase).
Teksa nxori qesen me derheme dhe po i numeronte, u befasua nga nje majmun, qe me shume shkathesi dhe befasisht ia mori qesen nga duart dhe derhemet filloi t’i hedhe nje e nga nje ne det duke u argetuar.

Por pasi i hodhi shtate derheme, majmuni ia ktheu perseri qesen tregtarit dhe shkoi ne pune te vet me vrap.

Mirepo nje njeri qe kaloi aty prane, kur e pa tregtarin te zemeruar, e pyeti mbi shkakun dhe tregtari i tregoi gjithcka qe i kishte ndoshur.

Burri me pas e pyeti: “Mos je tregtar qumeshti ti?”
“Po” -iu pergjigj tregtari.
Burri: “A mos valle ti e perzien qumeshtin qe shet me uje?”
“Po” – iu pergjigj tregtari i zene ne siklet nga pyetja qe s`po i kuptonte qellimin.
Burri i huaj ia kthen: “Atehere derhemet qe ti mendove se i fitove nga uji qe kishe shtuar, i mori deti, Ndersa ato qe fitove nga qumeshti i ke ne qesen tende te sigurta.