AKTUALITETE

“Janë rrena, por dilni…”, Rama shpërndan videon dhe nuk resht së qeshuri

Në kohën kur pa ndemia e COVI D-19 ka marrë mbi 154 mijë jetë në të gjithë botën, dhe mbi 2.2 milionë të tjerë janë inf ektuar, ka shumë persona që ende mendojnë se e gjitha është një konspiracion i madh.

Kështu ndodh edhe në Shqipëri, ku nuk mungojnë teoritë e përhapjes, arsyet politike, etj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Instagram, rastin e një të riu i cili imiton një drejtues të një agjencie f unerale, që iu bën thirrje qytetarëve të dalin. Sipas tij, COV ID-19 është një trillim.

“Nuk mund të rrija pa i thënë dy fjalë për këtë mashtrim që po iu bëhet njerëzve anë e mbanë botës. Ç’janë këto muhabete… Ky koronavi rusi, COV I D-19 a si e ka ky, është një rrenë e sajume nga këto shtete, nga këto kryeministra ma skarenj.

Mos i hani këto rrena, po dilni takoni të afërmit tuaj, takoni shokë e shoqet tuaja, ik ti mor vëlla në punë, leri seç thonë ata, dilni për qejf në kafe pini shisha, boni qejf se këto janë vetëm rrena. Me respekt, agjenci f unerale Gimi” – thotë i riu në video.