AKTUALITETE

Koronavi.rusi/ Po bën më mirë sesa vendet në iz.olim, suedezët vijojnë “të çm.endin” botën

Plani i Suedisë për koronavi rusin po “ç mend” specialistë dhe liderë të mëdhenj.

‘Përse Suedia është më mirë se ne në kr izën e koronavi rusit – edhe pse nuk kanë mbyllur vendin?’

Kështu pyet gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, duke hedhur dy shime mbi politikat e ndjekura deri më tani nga qeveria.

Suedezët thonë se kanë vendosur përgjegjësinë individuale të qytetarëve përpara shkatërrimit të ekonomisë dhe dëmeve të mëdha në shoqëri.

Të dhënat sugjerojnë se Suedia ka regjistruar së fundmi 53 raste për 1 milion banorë, kurse Britania në izolim ka 66 raste për 1 milion banorë. Madje para disa ditësh, diferenca ishte shumë më e madhe, 94 raste në Britani përkundrejt 44 në Suedi.

Të dhënat janë të krahasueshme edhe për shkak se të dy vendet kanë bërë thuajse një numër të barabartë testimesh për 1 mijë banorë. A është Suedia një shembull që duhej ndjekur? Tani janë të shumtë ata që do donin që Suedia të kishte dështuar, për të justifikuar këto masa ekstreme.