AKTUALITETE

LAJM I MIRE !! Parlamenti hoqi Thaçit autoriteti për negociata me Serbinë, njeh vetëm qeverinë

Në një seancë të jashtëzakonshme mes kriz.ës së kor.onavir.usit, parlamenti i Kosovës vendosi të mandatojë qeverinë Kurti si autoritetin e vetëm për të zhvilluar negociata me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani në Twitter: “Kushtetuta jonë ishte tashmë e qartë – dhe tani ky është [edhe] vullneti politik i Parlamentit të Kosovës nga votimi i mbrëmshëm. Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës. Askush nuk mund të negociojë integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin e saj kushtetues.”

Ky vendim është një god.itje e hapur për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili përgjatë dekadës së fundit praktikisht ka udhëhequr të gjitha negociatat me Serbinë, ndërsa koalicionet e udhëhequra nga partia e tij kanë pasur shumicën në parlament.

Thaçi ka marrë kr.itika në të shkuarën se po përpiqej për një marrëveshje me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, që përfshinte shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.