AKTUALITETE

LAJMI I FUNDIT / PDK i thotë PO ftesës së Albin Kurtit

PDK-ja i ka thënë “po” ftesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili i ka ftuar të gjithë liderët e partive politike në një takim për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar me pa ndeminë.

Por, kështu si PDK nuk kanë vepruar edhe AAK-ja edhe AKR-ja.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i ka kthyer të dielën letrën kryeministrit në detyrë lidhur me bashkëpunimin e kërkuar për tejkalimin e krizës së pan demisë Covi d-19, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë tryezë dhe në asnjë tjetër të këtij lloji, duke e cilësuar këtë ftesë si të vonë në kohë dhe në raport me zhvillimin si dhe pa legjitimet institucional dhe politik.

AKR ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në tryezën e ftuar nga kryeministri në detyrë duke thënë se nuk kanë pasur ftesë zyrtare nga Albin Kurti.

Ndërsa, Nisma Socialdemokrate nuk e ka treguar qëndrimin lidhur me këtë ftesë drejtuar krejt liderëve politikë.