AKTUALITETE

Linja ajrore Kosovë-Serbi, Edi Rama nga Amerika: Po ta kisha thënë unë do më kishin prerë kokën

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, foli ndër të tjera edhe për Shengenin Ballkanik, kundërshtimin e Kosovës, por edhe marrëdhëniet me qeverinë e re të Albin Kurtit.

“Për momentin jam tra.dhtari i përkryer. Ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të vendosur fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë, por po ta kisha thënë unë ndoshta nuk do të isha këtu sot, ndoshta do të më kishin pr.erë kokën. Kosova është realitet dhe Serbia duhet të çlirohet nga ky makth dhe ta njohë”, tha Rama.

Për marrëdhëniet me Kurtin Rama tha: “Albin Kurti? Poezia e opozitës nuk është e njëjtë me prozën e qeverisë. Mezi pres të punoj së bashku me ata. Kufiri është një temë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që të bëhet fluid. Por sapo ta përmendja këtu apo në Bruksel, njerëzit do të thoshin ‘mos je çmendur, kjo është Shqipëria e madhe’. Tani kemi një marrëveshje që kufijtë mund të jenë të hapur”.