AKTUALITETE

Me këtë datë do të ketë protestë për të kundërshtuar largimin e Albin Kurtit nga qeveria

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i bindur se ka të drejtë që po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për këtë edhe do ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese nëse ka të drejtë për kërkesën e tij për zgjedhje, shkruan gazeta inFokus.

Por, nuk do të mbetet me kaq pasi nuk do të largohet nga ekzekutivit, për këtë tashëm kanë filluar edhe nismat e tjera.

Protestë është thirrur për 4 maj në orën 12, për të kundërshtuar largimin e Albin Kurtit, nga qeveria.

Kësaj thirrje deri më tani ju kanë përgjigjur mbi dy mijë persona.

Në anën tjetër të gjitha partitë politike në vend përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçin, janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve dhe duan krijimin e një qeverie nga partia e dytë fituese, LDK-ja.