AKTUALITETE

Pallaska: Të vetmin ndryshim që VV’ja do ta bëjë, do të ndërrojë emrat e pl.açkitësve

Emërimet e fundit poilitike nëpër borde publike të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë ngjallur reagime të shumta të opinionit publik.

Ka reaguar as.hpër edhe avokati i njohur kosovar, Dastid Pallska, sipa të cilit partitë politike në Kosovë kanë mospajtime vetëm sa i përket shpërndarjes së pasurisë së vje.dhur apo të ke.qpërdorur.

“Nëse arrijmë të shohim përtej pr.opagandës, do ta kuptojmë se në thelb partitë politike në Kosovë kanë vetëm një mos-marrëveshje ndërmjet vete sa i përket vjed.hjes dhe ke.qpërdorimit të shtetit.Mos-marrëveshja ka të bëjë vetëm me shpërndarjen e pasurisë së vj.edhur apo të ke.qpërdorur, asgjë më shumë”, ka shkraur Pallaska.

Prandaj sipas Pallaskës, partitë politike në Kosovë janë kundër vjedhjes së shtetit vetëm kur një gjë e tillë bëhet nga kundërshtarët politik, dhe sipas tij një gjë të tillë e vërtetojnë emërimet e fundit të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kjo është arsyeja pse partitë politike janë kundër vjed.hjes dhe ke.qpërdorimit të shtetit vetëm kur kjo bëhet nga kundërshtarët politik dhe vetëm kur këto parti politike nuk e marrin hisen e tyre në këtë pl.açkë.Këtë e vërtetoi së fundi edhe Lëvizja Vetëvendosje me emërimin e militantëve të vet në bordet e ndërmarrje publike kryesore në vend”, potencon Pallaska.

Ai thotë se emërimet e tilla politike nëpër borde tregojnë që partia e Kurtit është një vazhdimësi e konceptit politik të pasl.uftës në Kosovë, ku njerëz të lidhur me pushtetin dhe partitë politike duhet t’i kontrollojnë resurset ekonomike të vendit.