AKTUALITETE

Paralajmërimi dramatik i kryepopit serb: Do të ketë gja.kderdhje në Mal të Zi!

Unë nuk shoh se çfarë do të negociohej me Qeverinë e Malit të Zi pasi e vetmja zgjidhje është tërheqja e Ligjit për Lirinë e Fesë, tha patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, dhe shprehu shqetësimin se do të ketë përp.lasje dhe gj.akderdhje.

“Ne kemi vetëm fr.ikë se në çdo momentet mund të shp.ërthej përplasja mes serbëve dhe qeverisë, ku mund të ndodhin disa përp.lasje fizike dhe madje edhe derdhje të gj.akut, gjë që do të ishte një trag jedi, dhe ka indikacione se diçka e tillë mund të ndodhë. Malazezët thonë: ne do të mbrojmë jetën tonë mesazhi ynë është një mesazh shumë i qartë që duhet të respektohet në interes të të dy popujve të Malit të Zi dhe paqes”, tha Irinej.

Situata në Mal të Zi, thotë ai, është një çështje shumë e ndjeshme.

Ai shprehet se ajo që bëri Gjukanoviç ishte jo vetëm e paligjshme, por edhe kundër çdo logjike.

“Ai mori faltoret më të mëdha serbe dhe malazeze, siç janë Ostrogu, Manastiri i Cetinjes, Moraca dhe faltoret e tjera, ” tha Irinej.

Kishat në Mal të Zi, ishin pronë e shtetit deri në vitin 1918, më vonë Serbia më forcë i kishte përvetësuar.