AKTUALITETE

Ramush Haradinaj absolvent i Juridikut në të njëjtin vit që u bë kryeministër

Përveç masterit të Haradinaj ka në biznes nga instituti i edukimit RIT, ai ka studiuar edhe drejtësinë në Universitetin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon se Haradinaj ishte absolvent në vitin 2004, e pikërisht ky ishte viti kur ai u bë kryeministër i Kosovës në koalicionin LDK – AAK.

Haradinaj, detyën e kryeministrit e pati marrë në dhjetor të vitit 2004, derisa ai u detyrua të japë dorëheqje nga e njëjta pozitë vetëm 3 muaj pasi mori detyrën.