AKTUALITETE

Thirrja nga Amerika për Thaçin: Kujdes, ja pse tani nuk mund ta mandatosh kandidatin e ri për kryeministër as nga VV-ja

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka analizuar se pse presidenti i Kosovës nuk mund të mandatojë një kandidat të ri për Kryeministër, madje as nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pa e shk elur Kushtetutën.

Ai teksa i ka reaguar avokatit Besnik Berisha, Baraliu ka thënë se presidenti duhet të shpërndajë Kuvendin sot ose të vazhdojë në heshtje mandatin e qeverisë në dorëheqje, në afat të pacaktuar, përcjell Bota sot.

Analisti që vepron në Amerikë ka porositur presidentin Hashim Thaçi që të bëjë kujdes me këtë çështje.