AKTUALITETE

Vucic i përgjigjet Kurtit për taksën: Unë kam mbaruar shkollën moti, këto hile ja shet dikujt tjetër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, foli për njoftimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa në mallrat e Serbisë do të hiqet. Vucic nuk u duk i impresionuar nga kjo dhe me cinizëm e tallje e vlerësoi si një hile pasi Kurti kishte vendosur që kjo të bëhej një ditë para se ai të udhëtonte në Washington

“Kurtit i ra ndërmend që një ditë para se unë të udhëtoj në Washington të heqë taksën”, komentoi Vucic, duke e vlerësuar këtë veprim si një trik dhe madje duke u tallur me Kryeministrin Kurti.

“T’u kujtua vetvetiu kjo apo të ndihmoi dikush?” drejtoi Vucic një pyetje për Kurtin, duke shtuar se i Dërguari Special Amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ka të drejtë dhe e gjithë kjo është vetëm një lojë.

“Emisari amerikan Grenell ka të drejtë, bëhet fjalë për provë mashtrimi. Ajo që BE’së kjo mund të ju duket në rregull se kam problem. Atyre mund të ju bëjnë çfarë të duan por unë atë shkollë moti e kam mbaruar”.

Vucic tha po ashtu se askush nga krerët e qeverisë serbe nuk ka reaguar ndaj njoftimit të Kurtit për heqjen e kushtëzuar të një pjese të tarifave pasi duan të vlerësojnë drejt gjithçka është thënë në deklaratën e Kurtit.

Vucic e lidhi edhe fillimin e implementimit të planit të Kurtit edhe me udhëtimin e tij në Berlin dhe e gjithë kjo është provë që ai të mos mundet ta ketë më pikë diskutimi këtë çështje. Vucic u tall edhe me synimin e planit të Kurtit duke ironizuar me heqjen e tarifës në lëndën e parë.

“I ra ndërmend të heqë taksën në lëndën e parë, përnjëmend!?” Të hiqni taksën në grurin e Serbisë pasi është 20 euro më lirë në tonelatë sesa nga Maqedonia e Veriut, për atë se e kërkojnë ndërmarrësit nga Kosova. E prodhimi përfundimtar nga Serbia, ku do të mund të fitonin ne, nuk ju intereson. Të ra ndërmend kjo vetvetiu apo të ndihmoi dikush? Ne do të presim që ata të heqin taksën, pastaj do të bisedojmë. Deri atëherë durim” tha Vucic.